DYLON

Trajneri i Maqedonisë së Veriut komenton ndeshjen e ardhshme me Kosovën

Trajneri i Maqedonisë së Veriut komenton ndeshjen e ardhshme me Kosovën
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, është i vetëdijshëm se skuadra e tij mund ta pësojë më së shumti nga reparti i mbrojtjes i Kosovës, në ndeshjen gjysmëfinale të play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë.

Megjithatë, Verdhekaltrit e kanë edhe një mundësi të dytë për ta zënë një vend në EURO 2020 – përmes fazës së play-offs kualifikues për Evropian, ku e zuri një vend pasi e fitoi Grupin D3 të Ligës së Kombeve.

EkoHigjiena

Trajneri i Maqedonisë së Veriut i ka filluar përgatitjet për këtë ndeshje tani që kanë mbetur vetëm edhe një muaj deri atëherë dhe ai është shprehur i vetëdijshëm për cilësinë e lotjarëve si Vedat Muriqi, Milot Rashica e Amir Rrahmani.

“Kosova është një ekip i fortë, me lojtarë të dëshmuar si Muriqi, Rashica, Rrahmani e disa të tjerë. Natyrisht, rreziku më i madh te Kosova mund të vijë nga reparti i sulmit, pasi Muriqi dhe Rashica këtë edicion kanë treguar paraqitje të mira, duke u shndërruar në lojtarë të rëndësishëm tek ekipet që luajnë”, ka thënë Angelovski, në një intervistë të dhënë për “Koha Ditore”.

“Së fundi e kam përcjell nga afër Muriqin në ndeshjen që Fenerbahçe e luajti kundër Bashakshehirit në kampionatin e Turqisë, pasi dua që të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi në fazën e përcjelljes së lojtarëve të të dyja ekipeve, pasi ka mbetur edhe një muaj deri te përballja që është historike – si për ne, ashtu edhe për Kosovën”, ka shtuar ai.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 26 mars, në orën 20:45, për ndeshjen gjysmëfinale të play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. Fituesi i kësaj përballjeje më pas do të përballet me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë në finale të play-offs.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.