Trajneri i Malit të Zi: E kam analizuar Kosovën, do ta sulmojmë

Trajneri i Malit të Zi: E kam analizuar Kosovën, do ta sulmojmë

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka qenë i matur në konferencën për media para ndeshjes me Kosovën.

Ai ka thënë se e ka analizuar mirë Kosovën dhe se në ndeshjen e nesërme përfaqësuesja e tij do të luaj lojë sulmuese.

“Keme analizuar të gjitha ndeshjet e Kosovës në Nations League, miqësore, si dhe ndeshjen ndaj Bullgarisë. Ata luajnë me presing të madh, kanë lojtarë të mirë, por ne do t’i sulmojmë nesër.

Kosova nuk ka humbur në 12 ndeshjet e fundit, por ne besojmë se mund ta ndalim këtë seri. Është mirë që ata vijnë të motivuar, sepse kjo na motivon edhe ne për fitore” ka thënë trajneri serb.

KOMENTE