Njëra prej skuadrave më të përforcuara dhe që shpenzoi mbi 2 milion euro transferime për sezonin 2019/2020, SC Gjilani përfundoi në pozitën e dytë në stinorin vjeshtor, me dy pikë më pak se Ballkani që u rendit i pari.
Këto rezultatet janë të knaqshme për trajnerin e Gjilanit, Gentijan Mezani, i cili në një intervistë për KTV-n, tregoi më tepër detaje rreth këtij kampionati.
“Unë mendoj që duhet ti kënaqemi këti stinori, pasi që kemi një skuadër të re dhe lojtarët nuk e kanë njohur mirë njëri tjetrin. Kemi bërë mirë dhe eksperienca e këtyre lojtarëve na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë”, deklaroi Mezani.
Trajner i SC Gjilanit Mezani tregon se nuk është e lehtë që të sjellësh në skuadër 13 lojtarë dhe të kërkosh suksesin menjëherë.
“Kemi afruar 13 lojtarë të rinj dhe ishte e vështirë, pasi që lojtarët nuk njiheshin mes vete, nuk kanë luajtur së bashku deri më parë. Eksperienca e këtyre lojtarëve na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë drejt realizimit të këtyre sukseseve”.
Trajner i SC Gjilanit Trajneri i Gjilanit paralajmëron ardhje të reja gjatë afatit kalimtar të janarit, për të rritur konkurrencën në skuadër.
“Ardhjet janë të nevojshme, pasi që kemi nevojë për të shtuar konkurencën. Nuk kemi patur shumë opsione në stolin e rezervave dhe kjo ishte një disavantazh për ne. Do të bëjmë kujdes në këtë afat kalimtar, por gjithsesi se do mundohemi të sjellim futbollistë që do ta rrisin konkurecën”, perfundoi ai.
Trajner i SC Gjilanit Gjilani, pas 17 ndeshjeve, arriti 10 fitore, 2 barazime dhe pësoi 5 humbje. Me 32 pikë, u rendit në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Ballkani që është i pari dhe një më shumë se Drita e cila zë vendin e tretë.
Së bashku me Ballkanin, Gjilani është skuadra që ka arritur më së shumti fitore, nga 10-të sosh.