Xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës ka përfunduar, ku Drita triumfoi ndaj Llapit (0:4), shkruan 2LONLINE.com.
Kryetrajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu, ka mbetur i kënaqur me fitoren në një udhëtim të vështirë siç është ajo ndaj Llapit në Podujevë.
Nuhiu gjithashtu foli edhe për problemin e shkaktuar në kampin e bardhë e kaltërve që ndodhi para ndeshjes, me protagonist Liridon Lecin.
“Liridon Leci ka ndjerë një shqetësim në seancën e fundit stërvitore dhe sot nuk desha që ta rrezikoja duke mos e futur në formacion. Por, duke ditur egon e madhe dhe dëshirën që ka për të luajtur nuk deshi të qëndronte jashtë fushës dhe prandaj nuk ishte pjesë e 18-shes. Mirëpo, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për Dritën dhe ne kemi nevojë për të”, përfundoi Nuhiu.
Drita vazhdon të kryesojë kampionatin me 61 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë Prishtina.