Granit Xhaka nuk është gati të rikthehet të luaj për Arsenalin, këtë e ka konfirmuar trajneri i londinezve.
“Unë fola me të martën se si po ndjehet ai tani dhe si është mendja e tij. Po punon mirë, po stërvitet mirë, por më tha që nuk po ndihet mjaft mirë për momentin për të luajtur. Ne do të presim”, tha Emery.
Pierre-Emerick Aubameyang u emërua kapiten i ri i Arsenalit dhe Emery e ka mbështetur sulmuesin për të rolin e kapitenit, duke thënë:
“Pasi fillova me Granit Xhakën sepse ai ka cilësinë të marrë përgjegjësinë e kapitenit. Pastaj pas ngjarjes që ndodhi, vendosa se ishte më mirë që ai të mos ishte kapiten. Në anën tjetër është Aubameyang, i dyti pas tij është Bellerin, i treti është Lacazette dhe i katërti është Mesut Ozil”.