DYLON

Tragjike: Ka vdekur ish anëtarja e Kuvendit dhe ish gazetarja gjilanase Arzie Nuhiu

Tragjike: Ka vdekur ish anëtarja e Kuvendit dhe ish gazetarja gjilanase Arzie Nuhiu
Avatar photo Redaksia

Lajm i rëndë. Siç njofton Policia e Gjilanit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur pa shenja jete një femër në Gjilan.

Bëhet fjalë për ish gazetaren e Radio Gjilanit dhe ish anëtaren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arzie Nuhiu.

EkoHigjiena

Ajo dha kontribut të çmuar edhe në gazetari edhe në skenën politike të Gjilanit. Vdekja e saj është humbja e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Komunën e Gjilanit dhe vendin.

Vdekja e saj në rrethana tragjike është dhimbje për të gjithë ne.

Raporti i policisë

“Vdekje e dyshimtë”

Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan  ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga  ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga  mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja .

Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet  e  hetimeve dhe forenzikës rajonale  Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi  i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë.

Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme ja në duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.