Mrika Krasniqi Shala thekson se Koalicioni “Për Familjen” e konsideron arsimin, edukimin, shkencën, teknologjinë, dhe kulturën si shtyllat kryesore për zhvillimin gjithëpërfshirës të vendit dhe për ruajtjen e vlerave të qëndrueshme.
Ajo jep premtimin se do ta përmirësojnë cilësinë e arsimit nëpërmjet promovimit të vlerave familjare dhe të traditës në sistemin arsimor e kulturor.
Mrika Krasniqi Shala jep shpjegimin se ky Koalicion që në vete bartë vlera, do ta iniciojë procedurat e ndalimit me ligj të promovimit të çdo propagande apo nxitje në sistemin arsimor, të ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual dhe identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik, dhe që janë në kundërshtim me sistemin e vlerave dhe traditën e shoqërisë Kosovare, në pajtim me praktikat e shumë shteteve të Bashkësisë Europiane.
Me këtë rast, Mrika Krasniqi Shala, premton se do të jetë gjithmonë në mbrojte të vlerave tona kombëtare, do të jetë zëri i të gjithëve në Kuvend, zë që i kthen përmbys agjendat dhe intrigat kundër traditës dhe vlerave që i’a kanë zili të gjithë.
[ ] Votoni Koalicionin Për Familjen 129
□ Voto 27 Mrika Krasniqi Shala