Totenhemi është klubi anglez që ka fituar gjatë sezonit 2017-18 shifrën e 113 milionë funteve (rekord botëror), duke mposhtur në këtë mënyrë fitimet që njoftoi Liverpuli në shkurt të të njëjtit sezon (106 mln).
Përfitimi kaq i madh neto ka ardhur për shkak të rritjes së jashtëzakonshme financiarisht të klubit pasi luajti në “Wembley”.
Një stadium ky që rriti të ardhurat për ndeshje nga 45 milionë funte në 71 milionë, plus kualifikimi deri në fazat me eliminim direkt në Champions (53 milionë funte) dhe fakti që nuk transferuan futbollistë.