DYLON

Tottenham, 25 milionë për Shaqirin

Avatar photo Redaksia

Klubi anglez, Tottenham duket se është i vendosur që tëblejë mesfushorin e Bayern Munich, Xherdan Shaqirin. Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës gjatë dimrit pritet të largohet nga ‘bavarezët’ për shkak se ai nuk po gjen hapësirë të duhur në skuadrën e Pep Guardiolas.

Janë disa klube të mëdha evropiane që e kërkojnë ish yllin e Baselit, e njëra ndër to është edhe Tottenham.

EkoHigjiena

“Fichajes.net”, shkruan se klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë 25 milionë euro Bayern Munichut për mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Menaxheri i londinezëve, Mauricio Pochettino, është në kërkim të një lojtari që luan në sulm, derisa reprezentuesi zviceran është i përkryer për këtë pozitë.

‘Spurs’ do të provojnë që në afatin e janarit të transferojnë mesfushorin shqiptar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.