FIFA do të lejojë publikun për të votuar për futbollistin më të mirë të vitit, ka njoftuar paneli udhëheqës i institucionit më të madh të futbollit.
Ceremonia vjetore e mbajtur në Cyrih, që zgjati deri vitin e shkuar organizohej bashkë me France Footballin dhe njihej si “Topi i Artë”. Tani kjo do të quhet “Çmimet e më të mirëve të FIFA-s”.
Nën sistemin e ri, gjysma e votave i takon futbollistëve dhe trajnerëve të 211 përfaqësueseve dhe gjysma publikut, që mund të votojë online, dhe disa përfaqësuesve të medieve.
“Ky event do të jetë për futbollin dhe pjesëmarrësit më pasionantë – futbollistët, trajnerët dhe fansat”, ka thënë Fianni Infantino presidenti i FIFA-s.
Vitin e shkuar, “Topi i Artë” u fitua nga Lionel Messi.