Gara për Topin e Artë 2016 po bëhet akoma më interesante. Për momentin favoritët kryesorë për të triumfuar janë Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann. Portugezi është fitues i Ligës së Kampiomneve dhe evropianit të Francës, ndërsa Griezmann është finalist në këto 2 aktivitete, por në Euro 2016 ai u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Betejës mes lojtarëve kryesorë të dy klubeve madrilene Real dhe Atletiko, i shtohet edhe Lionel Messi, i cili ka në favor statistikat. Në sezonin 2015/2016, Messi arriti të fitojë Superkupën Evropiane dhe Botërorin e klubeve, Ligën Spanjolle dhe Kupën e Mbretit, ndërsa me Argjentinën ai ishte finalist i Copa America, transmeton ndërë tjerash Top Channel .