DYLON

Topanica dhe Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2

Topanica dhe Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që fshatrat Topanicë dhe Hodonoc të Komunës së Kamenicës të shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatra sipas vendimit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Sipas vendimit të Ministrisë obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat sipas udhëzimeve të IKShKP-së deri në një vendim tjetër.

Deri më tani në Komunën e Kamenicës janë shënuar 26 raste, ku tre prej tyre janë shëruar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.