DYLON

“Toniblerët” e Kosovës!

Avatar photo Redaksia

Të dielën në televizionin publik gjerman ARD emetohet emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”. Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD dhe trasmeton albinfo.ch

EkoHigjiena

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë qe bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

Emisioni jepet më 30 gusht 2015 me fillim nga ora 12.45 në televizionin

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.