Shteti i Togos, e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo vjen në kohën kur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj para katër muajve kishte realizuar takime me zyrtarët e këtij shteti në Jedah.
Ndërkaq ministri Hoxhaj është ritakuar sërish para një muaji me ministrin e këtij shteti në konferencën e vendeve Arabe ku edhe i është konfirmuar edhe një her lajmi për njohje.
Togo është shteti i 107 që njeh pavarësinë e vendit tonë.
Ndryshe, Togo është shtet afrikanë që ka një popullsi prej 6.64 milionë banorë dhe një sipërfaqe tokësore prej 56,785 km2. Gjuha zyrtare në këtë shtet është gjuha frënge.