DYLON

“Togeri nga Inishmori” rikthehet sonte në skenën e Teatrit të Gjilanit

“Togeri nga Inishmori” rikthehet sonte në skenën e Teatrit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Komedia e zezë “Togeri nga Inishmori” nga Martin McDonagh, regjia Shkelzen Berisha që vjen me një ekip fanastik të aktorëve si Ernest Zymberi, Ali Demi, Kushtrim Qerimi, Djellza Dema, Artan Selimi, Valon Nuhiu, Florent Salihu, Qëndrim Kçiku, rikthehet sonte, e martë, nga ora 20:00, n’Teatrin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni kulturor.

Për shfaqjen:

EkoHigjiena

Çka ban kur nji mace e zezë ta pret rrugën? Tre hapa mbrapa? JOOO! Personazhet e kësaj komedie të zezë sterrë, turren përpara me hapa të mëdhaj, që çojnë në nji masakër qesharake. Përmes nji humori t’zi e t’lyem me gjak t’kuq, gatuhet nji shfaqje kuq e zi, me 2 maca t’shkallmume, 4 njerëz t’masakrum, nji bicikletë t’shkatërrume dhe nji bishtalec i premë të nji “djaloshari”. Tu kesh e tu kajtë, krejt kjo dynja e vogël bahet lesh!…

Përndryshe, rejtuesit e Teatrit të Qytetit të Gjilanit kanë bërë me dije se shfaqja përmban skena me elemente të “dhunës”, krisma armësh dhe nuk rekomandohet për fëmijë dhe gra shtatëzëna. Audienca + 16

Biletat janë në shitje në sportelet e Teatrit të Gjilanit. Për rezervime thirrni në 045 222 525!