DYLON

Tjetër viktimë nga H1N1

Avatar photo Redaksia

Ka vdekur edhe një pacient i infektuar me virusin H1N1, mëngjesin e së enjtës në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Kjo u konfirmua për Top Channel nga Mirlinda Qyqalla, zyrtare për informim e QKUK-së, sipas të cilës viktima është mashkull, 49 vjeç nga Rahoveci.

Aktualisht gjashtë pacientë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, të prekur virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

EkoHigjiena

Kjo është viktima e dytë për këtë vit në Kosovë, pas një gruaje e cila vdiq javë më parë si pasojë e gripit të derrit. Në Klinikën Infektive në Prishtinë të paktën 40 pacientë janë konfirmuar si të infektuar me këtë vitus që nga fillimi i këtij viti.

Mirëpo, drejtori i kësaj klinike, Shemsedin Dreshaj ka thënë se nuk ka vend për panik, pasi prej pesë vjetësh është menaxhuar me sukses sezoni i virozave dhe se ka barna të mjaftueshme për të trajtuar këto infeksione

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.