• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Titulli me dy fjalë!

Redaksia 2LONLINE 15 Shtator, 2017 4 min
 Titulli me dy fjalë!

Kjo temë „Titulli i një lajmi në mediat e shkruara“ po e mundon profesorin e medieve Dr. Ferid Selimin siç do thoshte edhe vet, titulli „është domethënës, nxitës, dhe alarmues“. Me këtë rast po citoj çfarë thotë ai për rëndësinë e titujve që vihen në krye të artikujve.

„Këto tipare të titullit bëjnë që jo vetëm të lexohet lajmi, por edhe të jetë i kapshëm, i kuptueshëm, dhe i pranueshëm. Prandaj vendosja e një titulli që do të ishte i kapshëm, i kuptueshëm e përcaktues është shumë i rëndësishëm, sepse vetë domethënia e tij nxit dhe alarmon lexuesin për të lexuar lajmin.“(F. Selimi)

Zejnullah Jakupi

Nga ky citat do nxjerrim ca mësime: Titulli duhet doemos të shoqërohet me mbi titull dhe me kreun ose si thuhet në anglisht (Lead). Gjatësia e një tituli duhet te jetë nga dy deri në maksimum 6 fjalë.

Mbaj mend, ca vite më parë kur Bota Sot kishte tituj bombastik me mbi 11 fjalë … Fjalitë e gjata nuk preferohen as në shkrim,artikull, raportim po as në gjinitë tjera gazetareske dhe letrare. Ato duhet të jenë deri në 11 fjalë pastaj do vije pika….Një publicist yni (akademik) bënë fjali me mbi 30 fjalë dhe pastaj vë pikën…dhe kështu artikulli bëhet një lëmësh i vërtetë…

Duke shfletuar sot gazetat ditore sot në shpejtësi më ra në sy se akoma nuk paska ndryshuar gjë për të mirë! Sërish kemi akoma tituj të gjatë: Qe nje titull nga “Koha Ditore” aktuale: Titulli shume i gjatë. “Gazi që dyshohet se shkaktoi dy vdekje, i palicencuar në Kosovë”, ky titull do te ishte vere si kre, (Lead) ndersa si titull do mjaftonte: Gazi i pa lincencuar-vdekjeprues. Titulli ne “Bota Sot” edhe ky super i gjatë: “Avokati tregon pse nuk po nisin hetimet ndaj ministrit që akuzohet për rrahje të shqiptarëve”…Titulli në “Zëri” me 13 fjalë, “Kërkohet zhvarrosja e tri kufomave që dyshohet se vdiqën nga gazi në QKUK”…”Epoka e Re” edhe kjo i plason titujt ashtu mesatarisht 11 fjalë..”Gazetaexpress” titulli me 14 fjalë edhe ky tepër i gjatë ; “Detaje të reja për raketën që lansoi Koreja e Veriut në drejtim të Japonisë”, do mjaftonte si mbititull ose në kreun, pastaj si titull në mes do ishte: Raketa kercnuese rrezikon Japonin.

Enver Robelli gazetari i mirenjohur edhe në shtypin gjermanofolës ka titulluar në një portret sot 15.09.2017 e magazinën Dialogplus.ch që i bënë një bashkatdhetari tonë i cili shquhej për prodhimin e djathit dhe i cili tani këtë përvojë e ka sjellë në Zvicër. Titulli „ Djali ynë i djathit në malet e Zvicrës“. Shumë më mirë do ishte të shkruhej, „ Mjeshtri djathitë në malet e Zvicrës”.

Kur jemi te tema e titujve, ka një libër në gjermanisht që i kushtohet vetëm çështjes së titujve, sikur të perkthehej do ishte shumë i mirë për studentë dhe gazetarë, por më duket se askush (as një institucion) nuk mbështet përkthimet, në Kosovë.

Pra tituli tregon kualitetin e shkrimit dhe përgatitjen profesionale të gazetarit apo të redaktorit. Në shumtën e rasteve redaktorët mund ti përmirësojnë titujt, gjatë redaktimit, por nëse nuk dijnë atëherë, ska si të bëhet..!

Etiketa:Opinion Titulli Zejnullah Jakupi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022

Testi i arritshmërisë duhet të hiqet fare nga sistemi dhe kriter të jenë vetëm notat në certifikatën e notave

22 Qershor, 2022

Vështrim për librin Matematika 6

21 Qershor, 2022

Pa nivelizim të pagave nuk ka paqe sociale!

21 Qershor, 2022

Nexhmedin Arifi, veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe i përkushtimit për ndërtimin e institucioneve të shtetit ligjor të Kosovës

19 Qershor, 2022

Interpretimi i ngjarjeve dhe deklaratave po dekurajon qytetarët që të kenë mendime pozitive për vendin

13 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com