Tirana dhe Prishtina të mbështesin formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare të Luginës
Shkruan: Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Me rastin e paralajmërimit që këtë të shtune është ftuar për t’u mbajtur seanca e përbashkët e këshilltarëve Komunal shqiptarë të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Mendojmë që më në fund Brukseli së bashku me Tiranën, Prishtinën e Beogradin zyrtar të dalin në mbrojtje të kësaj krahine të diskriminuar në të gjitha fushat[, duke u mbështetur në Referendumin e mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992, luftën e Armatosur të UÇPMB-ës dhe platformën e subjekteve politike Shqiptare. Subjektet politike dhe Këshilltarët Komunal shqiptarët të marrin dhe të luajn rolin duke kryer obligimin moral, institucional dhe kombëtarë që të konsultohen dhe të themelojnë Asociacionin me të gjitha shkallët e funksionimit edhe të Kuvendit që ishte me Referendumin për këtë rajon.
Prishtina dhe Tirana zyrtare të afrojnë një qëndrim të përbashkët dhe kjo do të reflektonte edhe në faktorin politik në këtë Rajon duke caktuar një platformë dhe strategji duke e ngritur në të gjitha instancat dhe mekanizmat të Parlamentit të Evropës dhe deri në Këshillin e Sigurimi të OKB-ës. Këtij Rajoni i duhet monitorimi dhe mbikëqyrje civile dhe ushtarake e përhershme për monitorimin Evropian dhe Ndërkombëtar[. Përmes asociacionit dhe rikonfirmimit të referendumit do të duhej të rishikohet dhe plotësohet Marrëveshja Konçulit, regjistrimi civilë i popullatës të bëhet nënë monitorimin ndërkombëtar, të kthehet Lapidari i UÇPMB-së në vend, të themelohet universiteti publik në gjuhën shqipe me një fjalë edhe ky rajon kërkon reciprocitet. /2L ONLINE/
