DYLON

TIKA e interesuar të investojë në shkollën “Musa Zajmi” për modernizim të hapësirave

TIKA e interesuar të investojë në shkollën “Musa Zajmi” për modernizim të hapësirave
Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ka vizituar sot ambientet e shkollës “Musa Zajmi” ku është shprehur interesim për investim në krijimin dhe modernizimin e hapësirave për institucionet parashkollore në këtë shkollë.

Kjo u konfirmua sot gjatë vizitës së drejtorit të TIKA, Hasan Burak Ceran, në shkollën “Musa Zajmi”, ku ka thënë se angazhimi që ka bërë Komuna e Gjilanit për integrimin e komunitetit turk është për tu përshëndetur, sepse komuniteti turk ndjehet shumë i sigurtë dhe i barabartë në shoqërinë e Gjilanit dhe TIKA do të jetë prezente edhe më tutje me investime.

Kurse, nga ana e tij drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka falënderuar organizaten turke, duke shprehur falënderim për interesimin e vazhdueshëm për investim në sektorin e arsimit dhe në sektorët e tjerë në përgjithësi.

EkoHigjiena

Gagica ka thënë se Drejtoria e Arsimit do të jetë bashkëpunuese e vazhdueshme me donatorët për të krijuar kushte më të mira në sektorin e arsimit në përgjithësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.