/2L ONLINE/ – Për dhjetë ditë me radhë, duke nisur nga sot, “Tigri” i policisë do të jetë në kërkim të vendorëve që vozisin vetura me tabela të huaja por pa prezencën e pronarit, si dhe ata që në automjetet kanë vendosur në xhamat e tyre folija, që të dy këto raste, kur bien ndesh me Dispozitat ligjore të Ligjit mbi Sigurinë e Trafikut Rrugor. Pra, nga sot e deri m ë20 maj policia do të zbaton planin operativ të koduar me emrin “ Tigri”
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se kohëve të fundit në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, vërehet një numër i konsiderueshëm i automjeteve që qarkullojnë në rrugë me targa të shteteve të huaja dhe se dyshohet se disa automjete të tilla janë sjellë nga qytetarët tanë që punojnë në botën e jashtme dhe të njejtat i janë lënë bashkëfamiljarëve të tyre për t’i shfrytëzuar në Kosovë.
“Dispozitat ligjore të Ligjit mbi Sigurin e Trafikut Rrugor nuk lejojnë që automjeti me targa të huaja të drejtohet nga vozitësit vendas, nëse nuk është prezent pronari i automjetit. Policia e Kosovës,Trafiku Rajonal, në Drejtorin Rajonale të Gjilanit nga sot me 10 maj e deri me 20 maj 2016, do të filloj së zbatuari planin operativ të koduar me emrin “ Tigri””, ka thënë Hasani.
Sipas tij, qëllimi i këtij plani është që në teren të vëzhgojnë, përcjellin dhe identifikojnë automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në rrugë, që bien ndesh me dispozitatat ligjore dhe ndaj tyre të veprohet konform nenit 306 paragrafi 5 LMSKRr-së.
Po ashtu me implementimin e këtij planit operativ do të kontrollohen automjetet që kanë vendosur në xhamat e tyre folija e që bien ndesh me nenin 200 paragrafi 2 LMSKRr, apo vendosjen e shenjave të ndryshme dekorative.
“Në rastet e kontrollimit të automjeteve kur vërtetohet se vozitësi vendas drejton automjetin me targa të huaja pa prezencën e pronarit, përveq shqiptimit të tiketës, të konfiskohet automjeti, të mbahet deri të vjen pronari për tërhjekjen e tij”, ka thënë zëdhënësi Hashani /2L ONLINE/