Tifozi “mallkon” Januzajn: Po nuk zgjodhe Shqipërinë
Ndeshje pas ndeshjeje Adnan Januzaj po shndërrohet në një ndër futbollistët kyç të Manchester United. Edhe pse pjesë e një prej klubeve më të mëdhenj të historisë së futbollit 18-vjeçari i lindur në Belgjikë po tregon karakter lideri duke qënë në qëndër të vëmëndjes së mediave angleze dhe botërore.
Por inters të veçantë për Januzajn po shfaq edhe Kombëtarja e Shqipërisë, si Anglia, Belgjika dhe Turqia, e cila po punon për ta bindur talentin nga Istogu të veshë fanellën e origjinës. Madje disa tifozë shqiptarë e duan aq shumë kuqezi sa disa herë e teprojnë edhe me komentet, njofton Portali Albeu.
I tillë është edhe komenti i një shqiptari në profilin e futbollistit në Facebook, i cili e “mallkon” hapur nëse nuk pranon të luajë për Shqipërinë. “Mos pafsh kurre driten e bardhe te diellit po nuk erdhe me luajt per Shqiperine”, shkruan tifozi nga Ferizaj në foton e Adnan Januzaj, të postuar më 12 janar.
