/2L ONLINE/ – Të rritur me heka e me sy nga vera, vera për ne është simbol i gëzimit i ngrohtësisë, janë ditë që na ngrohin shpirtit, ditë kur secili nga ne pret familjarë të cilët shfrytëzojnë pushimin për të vizituar atdheun.
Janë këta bashkatdhetarët tanë, janë vëllezërit e motrat tona të cilët në ditët më të vështira ndanë kafshatën e gojës për të na ndihmuar. E sot, ne si duhet tua kthejmë këtë të mirë më të dashurve tanë? T’i presim me gëzime, t’i urojmë mirëseardhje, t’i ofrojmë atdhedashuri ngase ata janë tanët, janë vëllezërit tanë dhe të tillë t’i trajtojmë!
Kosova jonë, ka vend për secilin qytetar të saj.
Andaj pse sot ti plaçkitim ata duke i detyruar të paguajnë ekstra sigurime? Pse sot në vend urimit për mirë se ardhje bashkatdhetarëve tanë ne ju ofrojmë gjoba atyre?
Bashkatdhetarët tanë kalojnë shumë kufij dhe me mijëra kilometra por në asnjërin kufij nuk i dënon askush, këtë nuk e përjetojnë as në Serbi e në atdheun e tyre po!
Mirëseardhje bashkatdhetarë, ju pjesa më e ndritshme e kombit. Duke ju uruar pushim të mirë pran familjeve, uroj që ky të jetë viti i fundit që ju plaçkiteni në të hyrë të atdheut tonë! /2L ONLINE/