T’i bëhet presion Beogradit ta kthej të akuzuarin Radojqiq në Kosovë

T’i bëhet presion Beogradit ta kthej të akuzuarin Radojqiq në Kosovë

Brukseli dhe shtetet e Kuintit duhet t’i bëjnë presion Beogradit që të kthej të akuzuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Kosovë Millan Radojqiqin, thotë zëvendësministri Izmi Zeka.

Sipas tij, shteti i Kosovës tani edhe planin ndërkombëtar duhet të bëjë trysni që Serbia të mos përkëdhelet por të shihet si aspekt i barabartë me shtet tjera e në këtë rast me Kosovën.

“Se çfarë ndikimi ka mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol tregon edhe fakti i fundit ku Millan Radojqiqi me dokumentacion të Kosovës, por edhe shtetas i Kosovës kalon në Serbi dhe nuk kemi kurrfarë reagimi ndërkombëtar. Unë nuk po prejudikoj vendimin e Gjykatës në Kosovë megjithatë mbetët i dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Brukseli duhet të bëjë presion që Millan Radojqiqi ti kthehet organeve të drejtësisë së Kosovës”, thotë Zeka.

Ai vlerëson se absurditeti më i madh është kur një qytetar i Kosovës siç është Millan Radojqiqi të merret në pyetje nga organet e drejtësisë së Serbisë.

Habit fakti se si nuk pati as edhe një reagim për mbrojtje të rendit dhe ligjit e po ashtu edhe për luftimin e krimit të organizuar por edhe njerëzve të dyshuar për vrasje çfarë është Radojqiqi, thekson Zeka.

Ai shto nse efektet e mos anëtarësimit në Interpol po shihen edhe në këtë rast. Prandaj kërkoj nga shtetet e Kuintit dhe ShBA që ti bëjnë presion Serbisë që qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët dyshohen për vrasje apo edhe raste tjera ti kthen Kosovës.

“Para ligjeve të Kosovës të gjithë janë të barabartë. Shtrohet pyetja mbi çfarë baze juridike Serbia mban të akuzuarin dhe shtetas të Kosovës në shtetin e saj dhe presidenti i Serbisë tregon për pafajësinë e tij. Ky është absurdi i llojit të vet”, thotë zëvendësministri Zeka.

KOMENTE