DYLON

Thyhet selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Avatar photo Redaksia

Persona të panjohur kanë thyer derën e hyrjes në hapësirat e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc.

Të punësuarit në këtë organ, me të arritur në vendin e punës, të martën, kanë parë se dera është thyer, ndërsa me rastin është njoftuar edhe Stacioni i Policisë në Bujanoc.

EkoHigjiena

Siç i kanë thënë portalit informativ Titulli.com, personeli i KKSH-së, në vendin e ngjarjes janë paraqitur inspektorët, kanë bërë regjistrimin e rastit dhe janë duke kryer hetimet. Sipas informacioneve të para në zyrat e KKSH-së nuk ka dëmtime apo mungesë të dokumentacionit.

Ky organ, sikurse institucionet tjera, të martën ka filluar punën, pas pushimit me rastin e festës së Pashkëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.