Deri më tani janë ende të panjohur për policinë personat të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme kishin shtënë me gurë drejt autobusit publik me numrin “58” që shkon në fshatin e banuar me shqiptarë, Çiflik të Shkupit, shkruan Zhurnal.
Si rezultat i thyerjes së xhamave të autobusit është lënduar një vajzë 18 vjeçare nga fshati Çiflik, njoftoi policia.
Sipas SPB-së së Shkupit po punohet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale,/Zhurnal/