DYLON

Thirrje për unitet dhe reflektim në LDK

Thirrje për unitet dhe reflektim në LDK
Avatar photo Redaksia

NGA: Avdyl Jerliu

Deklarata e fundit e Prof. Avdullah Hotit ka nxitur një debat brenda dhe jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është e natyrshme që pas çdo procesi zgjedhor të ketë analiza dhe diskutime mbi të ardhmen e partisë.

EkoHigjiena

Megjithatë, në këtë moment delikat, më e rëndësishmja për LDK-në nuk është polarizimi apo përplasja e brendshme. Në këto momente më e rëndësishme është që të punohet për një unitet dhe reflektim të përbashkët mbi hapat që duhet të ndërmarrim për të forcuar vizionin tonë politik dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve aty ku e meriton LDK-ja.

LDK-ja ka qenë gjithmonë një forcë politike e matur, shembull për të gjithë dhe e ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe dialogut. Për këtë arsye, të gjithë ne nga anëtarët e thjeshtë deri te drejtuesit e partisë, duhet të vendosim interesin e LDK-së dhe të Kosovës mbi çdo interes individual apo grupor.

Debati dhe kritika e shëndetshme janë pjesë e demokracisë së brendshme, por ato duhet të jenë konstruktive dhe të orientuara drejt gjetjes së zgjidhjeve më të mira, e jo thellimit të dallimeve.

Sot, qytetarët e Kosovës dhe përkrahësit e LDK-së presin nga ne të tregojmë lidership dhe maturi. Ata presin një LDK të fortë, të bashkuar dhe të gatshme për të ofruar alternativën më të mirë për të ardhmen e vendit.

Kjo nuk arrihet me përçarje, por me bashkëpunim dhe vizion të qartë për reformat e nevojshme kur dihet mirëfilli se gjithmonë pas çdo procesi zgjedhor ka vend dhe nevoj për identifikimin e gabimeve dhe korigjimin e tyre.

Prandaj, ftojmë të gjithë strukturat e LDK-së që të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë në vazhdimësi për të ndërtuar një strukturë edhe më të fuqishme, të përgatitur për sfidat e ardhshme që na presin, siq janë zgjedhjet lokale.

Të lihen anash inatet për interesa të ngushta personale dhe grupore, mos të dëmtohet e as lëndohet LDK përsëri siq ka ndodhur jo pak herë në të kaluarën. Pas dy viteve është kalendari i rregullt i zgjedhjeve të brendshme në LDK, dhe ata që kanë ambicie për ta marr timonin e udhëheqjes së LDK-se, ti futen garës në mënyrë demokratike duke e shpalosur vizionin e tyre për LDK-në fituese në zgjedhjet e radhës.

Është obligim moral, njerëzor dhe human për të gjithë ata që e duan LDK-në të fortë, që të reflektojnë duke e shiquar veten në pasqyrë dhe duke ja bërë pyetjen vetes çka kam bërë për LDK-në.

Lidershipi i tanishëm i LDK-së duhet që të angazhohet fuqishëm duke i lënë anash inatet personale dhe të angazhohen për një qëllim të vetëm, unifikimin dhe bashkimin e të gjitha forcave që kanë vullnet dhe e duan LDK-në.

Le të tregojmë se LDK-ja e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova është dhe do të mbetet shtëpia më e ndershme politike, shtëpi e maturisë, demokracisë dhe unitetit në të gjitha trojet shqiptare! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.