Thirrje për nxënësit për seanca këshillimi falas për kolegj dhe karrierë për të studiuar në SHBA

Thirrje për nxënësit për seanca këshillimi falas për kolegj dhe karrierë për të studiuar në SHBA

Klubi përgatitor për kolegje- CPC 6.0, u bënë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të klasës së 11-të, të cilët zotrojnë gjuhën angleze funksionale dhe arritje të shkëlqyera akademike, që të aplikojnë në seancat e këshillimit për kolegj dhe karrierë.

Ky klub këto seanca i ofron falas për të gjithë ata të cilët janë të interesuar të studiojnë me bursë për arsimin universitar në SHBA-diplomë Bachelor.

Në këto seanca këshillimi do të ketë edhe përgatitje falas të testeve të standardizuara (TOEFL iBT, SAT anglisht & SAT Math).
Afati i regjistrimit është deri më 11 nëntor 2020.

Regjistrimin online mund ta bëni në këtë link: http://tiny.cc/srkzsz

KOMENTE