DYLON

Thinjat nuk shkaktohen nga plakja

Avatar photo Redaksia

Një e treta e popullsisë, nis të thinjet para se të mbushë tridhjetë vjet. Kjo ndodh për shkak të mungesës së melaninës, e cila u jep ngjyrë flokëve, sa më shumë plakemi, më pak e prodhojmë atë.

Është e natyrshme që flokët të thinjen, por nga stili i jetës suaj varet nëse do të nisë zbardhja e flokëve tuaja para kohës. Por, pyetja e madhe është, pse trupi të ndalon prodhimin e melaninës mjaftueshëm? Shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur përgjigje.

EkoHigjiena

Lëkura e kokës është faktori kryesor për daljen e thinjave: Grumbullimi masiv i radikaleve të lira ndodh si pasojë e ushqimeve që konsumojmë dhe procesit të përditshëm të larjes e të tharjes së folikulave, faktorë që mund të bllokojnë prodhimin e melaninës, pigmentit tonë natyror.

Thinja nuk ka melaninë dhe kjo është gjithçka që mund të thuhet për të. Sipas studiuesve, kombinimi i këtyre dy faktorëve, ose më saktë rritja e radikaleve të lira dhe pakësimi i enzimës së katalasë (catalase) mund të çojë në zbardhjen e flokëve.

-Nga ana natyrore, metabolizmi ynë prodhon radikale të lira, siç është edhe peroksidi. Ata që rrisin sasinë mund të jenë faktorë të tjerë, duke filluar nga stresi e deri tek ushqimi. Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave: Kjo do të thotë se në qoftë se pjesëtarët e familjes, brezat para jush janë thinjur para kohe, atëherë është e mundshme që kjo do të ndodhë edhe tek ju. Dr. Desmond Tobin, e zbuloi këtë fakt në kërkimin e tij në lidhje me moshën dhe pigmentim e flokëve.

Por, kohët e fundit është zbuluar një molekulë K(D)PT, e cila është e aftë të pengojë daljen e thinjave përmes stimulimit të pigmentimit në folikulën e qimes. Universitetet e Mançesterit dhe Lubekës kanë krijuar në laborator një molekulë të ngjashme me hormonin që prodhon melaninën, duke e pigmentuar te meshkujt dhe femrat nga 45 deri në 65 vjeç

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.