DYLON

Thinjat në moshë të re? Ja çfarë janë në të vërtetë

Avatar photo Redaksia

Thinjat shihen pothuajse gjithmonë si shenja të moshës. Por jo gjithmonë, flokët e bardhë flasin për plakje. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe jo do të keni të njëjtin fat).

EkoHigjiena

Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera. Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë duhanpirja ose edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje si vitiligo (një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit), një lloj i anemisë (kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12) apo probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës apo me tiroidet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.