DYLON

“Therje me thikë”, një i vdekur – Policia ka arrestuar një person që dyshohet se është i involvuar në këtë rast

“Therje me thikë”, një i vdekur – Policia ka arrestuar një person që dyshohet se është i involvuar në këtë rast
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot  rreth orës 13:15 , Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast:  “Therje me thikë”.

Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.

EkoHigjiena

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mund me e konstatua vdekjen e viktimës, i moshës madhore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi Hashani /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.