DYLON

Themelohet Kuvendi i të rinjëve të Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Themelohet Kuvendi i të rinjëve të Kamenicës. Kjo ceremoni u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe të pranishem ishin Kryetari i Komunës Begzad Sinani, Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, Drejtoresha e Kulturës Venera Dërmaku Rexha, Faton Biqkaj Udhëheqës i personelit, Bajram Mavriqi Përgjegjës për Rini dhe shefat e grupeve partiake Florim Kryeziu,Jeton Biqkaj dhe Satmifer Kryeziu,gjithashtu në ceremoni ishte i pranishëm përfaqesuesi nga zyra e OSBE.

Prezent nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ishin: Kryetarja Deniza Limani, Sekretari Enis Reçica, Deputetët Armend Ahmeti, Donita Hyseni dhe Ilmije Kamishi.

EkoHigjiena

Ndërkaq procesi zgjedhor për Kryetar të Kuvendit të të Rinjve të Kamenicës shkoi në mënyrë mjaft transaparente, me këtë rast, shfrytëzues së të drejtës së votës ishin 21 deputet,të gjithë këta kishin të drejtë të votonin për dy kandidat për Kryetar: Selim Shabani dhe Ardita Sopi dhe fituese u zgjodh Ardita Sopi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.