DYLON

Themelohet Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës”, zgjedhen organet drejtuese

Themelohet Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës”, zgjedhen organet drejtuese
Avatar photo Redaksia

Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit.

Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare.

EkoHigjiena

Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.