DYLON

Themelohet Klubi basketbollistik “VITIA”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram” u mbajt Kuvendi inicues për themelimin e klubit të basketbollit “Vitia”.
K.b “Vitia’ do te udhëhiqet nga Kryetari i zgjedhur me shumicë apsolute të votave: Nehat Rexhepi; Drejtor i Bordit: Shasivar Rexhepi; Anëtarë të Bordit: Prof. Makfirete Zuka, Alush Aliu, prof. Burim Shabani, Uran Murtezi, Granit Haxhiu, Visar Sylejmani, Imer Ajeti!

Ndërsa në mbledhjen e ardhshme të klubit do të zgjerohet antarësia dhe postet tjera udhëheqëse të klubit të basketbollit “Vitia”.

EkoHigjiena

Kryetari i posazgjedhur Nehat Rexhepi u shpreh se kjo është diçka e bukur për qytetin tonë “Jemi në fillim por besoj se kjo punë do të ecë mbarë dhe do të kemi sukses” u shpreh ai.

Ndërsa drejtori i klubit Shasivar Rexhepi shprehu vullnetin dhe entuziazmin qe t’i kontribuoj ketij klubi dhe talenteve të Vitisë.
“Besoj se ky klub do te këtë jetë të gjatë ose të zgjasë pergjithmonë” tha njëri ndër themeluesit e klubit, Burim Shabani.

Ish-lojtari i k.b “Drita” tani antarë i bordit të klubit “Vitia” Uran Murtezi, tha në këtë takim se pas shumë peripecive dhe dëshirave që të kemi klub basketbolli, më në fund po shkruhet historia për Basketbollin e Vitisë!

Duke i’u referuar vullnetit të Kryetarit te Komunës Sokol Halitit Drejtoresha e DKRS-së Kaltrina Sylejmani dhe zyrtari për sport Emrush Azemi, shprehën gatishmerinë e Institucionit në kuptimin e mbështetjes në mënyrë që ky klub të shënojë suksese në Basketbollin Kosovar. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.