DYLON

Themelohet këshillat e fshatrave në Shurdhan dhe Llovcë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë javës së kaluar, Komuna e Gjilanit ka vazhduar me themelimin e këshillave të fshatërave në Shurdhan dhe Llovcë, në kuadër të organizimit zyrtarë të funksionimit të fshatrave, si mënyrë më e mirë e organizimit të fshatrave dhe e domosdoshme për organizimin e qytetarëve atje.
Komisioni Komunal së bashku me OJQ “Agro Eko”, kanë paralajmëruar se kështu do të vazhdohet edhe gjatë të ardhmes në themelimin e këshillave të fshatrave, deri në përmbylljen e këtij procesi në Komunën e Gjilanit.

Ndryshe në fshatin Shurdhan u bë themelimi i këshillit të fshatit me 7 anëtarë dhe kryetar u zgjodh Fatmit Ferati, ndërsa në fshatin Llovcë poashtu u zgjodh këshilli prej 7 anëtarëve ku kryetar u zgjodh Shabi Azemi. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.