Themelimi i Gjykatës Speciale dhe Luftimi i Korrupsionit kusht për MSA dhe Liberalizim të vizave
Arianit SLLAMNIKU
/2L ONLINE/ – Qysh nga koha kur Samiti I Selanikut BEja prodhoi mekanizma për Kosovën ndaras nga shteti fiktiv Serbi dhe Mali I Zi ku pjesë përbërëse e saj ishte edhe vet Kosova, BEja qartazi dhe formën më të butë në vitin 2003 tregoi edhe perspektivën evropiane të Kosovës ndaras nga shteti të cilit I përkiste.
Me këtë rast edhe BEja filloi qysh menjeherë të prodhojë edhe dokumentet e para për Kosovën ndaras nga të tjerët, siç vepronte edhe me shtetet tjera të pavarura të cilat kishin perspektivën evropiane por edhe që aspironin në BE.
Raporti I progresit, një dokument periodik gjashtë mujor I cili njihet si skaneri I shteteve aspirante për në BE ku përmes saj nxirren të gjitha qështjet e shtetit, ngecjet dhe avansimet për të cilat veç e veç raporti në fjalë jo që bënë gjetjet por jep edhe sygjerimet e rekomandimet për qështjet e caktuara.
KORRUPSION, RYSHFET APO HAJNI
Dikur njihej si hajni apo edhe me termin e vjetër edhe ryshfet por tanimë me krijimin e rrethanave te reja në vend, Kosovës qysh nga fillimi, edhe pse administrohej nga institucionet ndërkombëtare të dala nga OKBja si UNMIK-u, pastaj institucionet e BEsë si ICO dhe deri tek koha e deklarimit të njëanshëm të pavarsisë së vendit, asaj gjithmonë dhe në secilin Raport të dalur për të, qështja e korrupsionit, politizimit të administratës publike dhe stërngarkimit të saj si dhe joprofesinalizmit të veq institucioneve vendore dhe stafit të saj, nuk ka raport që nuk ceket për Kosovën si qështje që njihen si problematikë dhe shkaqe të cilat e stagnojnë avansimin e saj në drejtim të konsolidimit të një shteti stabil të bazuar në rrespektimin e të drejtave të njeriut.
Korrupsioni nuk njihet vetëm si qështje që ka të bëjë me dhënie apo marrje të mjeteve financiare por e me krijimin e favoreve ndaj palëve të dyta kundrejt palëve të treat me qëllim të përfitimeve materiale apo institucionale qoftë edhe nëpër pozita të ndryshme.
Kjo dukuri e shfaqur qysh moti por e dalë në shesh më shumë falë edhe mediave të cilat kanë raportuar këto veprime të cilat jo që nuk ekzistojnë në vendet perendimore por shkalla e tyre është tejmase e ulët ne krahasim me shtetet në tranzicionin politik e sidomos në ato shtete të cilat përballen me kriza ekonomike por edhe ato të një byrokracie të politizuar dhe jo profesionale siç raportohet jo rralëherë për Kosovën, dukuri e cila nuk ka treguar se po luftohet apo po parandalohet në vendin tonë e që jep pasqyrim goxha të rëndë tek shtetet të cilat pritet të na përkrahin drejt avansimit të vendit tonë.
KRIM APO KRIM I OGRANIZUAR?
Krimi si term por edhe si dukuri është përdorur shumë në kohën e represionit serb të viteve ’90 e sidomos gjatë luftës ku Krimi ishte kryefjala e të gjitha veprimeve militare e paramilitare të një makinerie e cila synonte ose shfarosjen përmes vrasjeve massive apo dëbimit në drejtim të shteteve tjera, ose shtypjes së atyre të cilët do të mbesin lojal ndaj shtetit që synonte totalitarizmin në Kosovë.
Koha e pasluftës imagjinohej si çlirim jo vetëm nga makineria shfarosëse e popullsisë shumicë por edhe nga vet terminologjia torturuese e cila psiqikisht na bënte skllevër të së keqes dhe të lig ndaj asaj se qfarë flitej dhe shkruhej për përjetimet e popullsisë e cila nuk gjente rehatinë shpirtërore e as atë fizike.
SIpas raporteve të huaja, krimi në Kosovë u transformua qysh nga koha e qeverisjes dhe administrimit ndërkombëtar e këndej.
Kosova nuk kishte shtëpi publike e Pub-e dhe Bar-e të natës. Ajo nuk kishte as kazino e bastore. Me ardhjen e misionit të OKBsë të quajtur UNMIK, të gjitha këto dukuri pas vitit 1999-2000 lulëzuan në vendin tonë e që si dukuri nuk ishin më herët. Krimi me trafikim armësh, me narkotikë, me qenie njerëzore, me mjete financiare pa mbulesë me vjedhje të ndryshme, me shitblerje hde tjetërsim pasurish të patundshme shtetërore e private dhe shumë dukuri tjera, krahas krijimit të një shteti të ri I cili përflitej anë e kënd botës, kolona zanore e Kosovës ishin edhe lulëzimi apo edhe rruga e tranzitit për qështjet e lartëcekura.
Krimi si term nuk ka mundësi të luftohet por si dukuri e shfaqur qysh me fillimin e shekullit të ri do të duhet të bëhej sistematikisht nga institucionet e vendit të cilat perfomacën e tyre e kishin në nivelin më të lartë si institucion I rendit gjegjësisht policia e cila reputacioni I saj u luhat me vjedhjen spektakolare në dhomën e dëshmive – si ambienti më I “sigurtë” në Kosovën e pasluftës. Institucionet ligjvënëse siç është parlamenti dhe komisionet e saja së bashku me komunat të cilat pas decentralizimit kanë pjesë edhe në organizmin e pjesshëm ligjor dhe insitucional autonom nga niveli qendror, që të dyja nivelet kanë arritur që në masë të madhe të prodhojnë dhe transpodojnë ligjet e BEsë përmes Aqui Comunitaire si njëri nga kushtet për përafrim në BE por implemetimi I tyre dhe zbatueshmëria ashtu siç është bërë traspondimi I tyre mbetet për t’u dëshiruar.
KARROTAT PËR INTEGRIM – MSA-ja dhe Liberalizimi
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim është mekanizmi I cili pason Studimin e Fizibilitetit I cili studim nxjerr gjendjen faktike të shtetit para se të arrihet faze e MSAsë.
Kosova nga koha e krijimit të Mekanizmit përcjellës për Stabilizim dhe Asociim I krijuar më 6 nëntor të vitit 2002 nga Komisioni Evropian, si mekanizëm I ndërmjetëm politik I krijuar enkas për Kosovën e që për shtetet tjera njihet si Procesi I Stabilizim dhe Asociimit dhe deri në kohën kur do të nënshkruhet MSAja, Kosova do të duhej të tregojë performancë posit ive dhe vullnet për të avansuar drejt BEsë me implementim të ligjit në terren dhe jo vetëm me miratim të tyre në insitucionet e vendit.
Mekanizmi përcjellës për Stabilizim dhe Asociim I paraprinë Studimit të Fizibilitetit I cili jep paramasat e situatës dhe gjendjes faktike në vend për t’u përcjelluar pastaj periodikisht përmes Raporteve të Progesit me qëllim të nxjerrjes së rekomandimeve dhe sygjerimeve si detyra deri në Raportin e ardhshëm, detyra dhe rekomandime të cilat duhet të plotësohen nga ana e qeverisë së vendit me qëllim të përafrimit me BEnë dhe standardet perendimore të cilat aq shumë vullnet po shfaqet për to.
Si duket intensifikimi I takimeve, paralajmërimi për nënshkimin e MSAsë parallel me themelimin e gjykatës speciale si dhe heshtjen e qeverisë së serbisë për këto të dy qështjet tejet me rëndësi për Kosovën, na jep një tablo e cila na bjen në përfundim se qëshjten janë të lidhura ngusht me njëra tjetrën. Në të njejtën vijë për qështjen e plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, Kosova realisht kërkesat e BEsë për këtë proces tanimë I ka plotësuar por që nga ky avansim dhe favor të BEsë, Kosova duhet të luaj kartën e ardhshme nën sjelljen në praktikë të luftimit të korrupsionit.
PËRFUDNIM ME REKOMANDIM
Nga krejt ajo qfarë u tha më lartë del një përfundim për dikend konspirativ por pë rata që mozaikun e ngjarjeve ndërmjet ofertës dhe kërkesës, mund t’a lidhin përfundimin dhe të dalin në konkludim se:
“Pa e themeluar Gjykatën Speciale e cila do të mbulojë dështimet apo do t’I shkëpus kumarinë e krimit ndërmjet ndërkombëtarëve dhe vendorëve ku vendorët do të mbesin ata që do të jenë në bankën e të akuzuarve, nuk do të ketë avasim institucional të Kosovës drejt BEsë përmes nënshkrimit të MSAsë”, ndërsa
“Pa e luftuar korrupsionin për një mend dhe pa I sjellur para drejtësisë disa nga të korruptuarit siç ishte rasti I Kroacisë me ish kryeministrin e saj I cili u denua për korrupsion, Kosova dhe qytetarët e saj nuk do të kenë mundësi që t’i vizitojnë shtetet anëtare të BEsë pa byrokraci ambasadash për qështje vizash”.
Atëherë qështja e avansimit perendimor të Kosovës është në duart e ligjvënësve kosovar të cilët thirren aq shumë në vlerat evropiane e perendimore dhe që këto vlera duhet t’I bëjnë të mundura të implementohen në institucionet tona pëmes realizimit të kërkesave të ndërkombëtare për plotësimin e standardeve dhe të përafrimit të Kosovës me BEnë.
Në të kundërtën gjithçka që punohet dhe angazhohet në drejtim të kundërt me kërkesat ndëkombëtare, thjeshtë është duke u dhënë kontribut kundër vlerave perendimore dhe kundër përfarimit të Kosovës me BEnë.
Atëherë plotësimi I kërkesave për Krijimin e Gjykatës Speciale dhe luftimi I korrupsionit në institucionet e shtetit me elemente që e dëshmojnë këtë dukuri, nuk do të ketë as Marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim e cila marrëveshje bjen miliona euro vendit tonë dhe nuk do të ketë as liberalizim të vizave gjë që do të vazhdojë getoizimi I qytetarëve për shkak të ligjvënësve tanë të përlyer dhe të inkriminuar. /2L ONLINE/
