DYLON

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Gjilanit dhe Iowa-s

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Gjilanit dhe Iowa-s
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me zv. ministren e Jashtme, Liza Gashin, zv.ministrin Mbrojtjes, Shemsi Sylën, nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorë e zyrtarë komunalë, kanë prit në takim një delegacion nga shteti i Iowa-s, të udhëhequr nga gjeneral major, Timothy E. Orr, ish-adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas dhe mik i shquar popullit dhe shtetit të Kosovës.

I pari i Gjilanit, falënderoi delegacion nga shteti i Iowas për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për shtetin e qytetin tonë.

EkoHigjiena

Kryetari, shpreson në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.

“Jemi tē interesuar të rrisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, sigurisë, rritjen ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në fusha tjera”, tha Alban Hyseni.

Nga ana tjetër ish-gjenerali amerikan, Timothy E. Orr, ndihet i lumtur që po viziton prapë në një kohë të shkurtër Gjilanin, duke premtuar mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, sigurisë, kulturës e zhvillimit ekonomik.

Delegacioni nga shteti i Iowas kanë zhvilluar edhe vizita te Varrezat e Dëshmorëve, te Muzeu Etnologjik dhe ai konunalë, në Universitetin e Gjilanit, Bibliotekën e Qytetit, në fabrikën e bicikletave Albimi, në fabrkën e pijeve Rc cola dhe kanë vizituar edhe kazermën e Forcës së Sigurisë në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.