Thaqi (PDK): Të metat e konkursit të arsimit!

Thaqi (PDK): Të metat e konkursit të arsimit!

Imrane Thaqi, anëtare e Kuvendit komunal të Gjilanit, nga radhët e PDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit, ka kritikuar DKA-në, për formën se si ka publikuar një konkurs të fundit, që siç ka thënë ajo, publikimi i konkursit të Drejtorisë së Arsimit të Gjilanit, është me plotë gabime.

Ajo i ka adresuar disa pyetje drejtorit të arsimit lidhur me konkursin për bursa të studentëve, si ajo se cilat janë “Universitetet Brenda komunës së Gjilanit”, ashtu siç shkruan në konkurs.

Thaqi tha po ashtu se akreditimin dhe licencimin e universiteteve (si private ashtu edhe publike) i bënë Agjencia e Kosovës për Akreditim andaj ajo ka pyetur se cilat janë ato Universitete të cilat janë të Akredituara dhe të licencuara me status të Universitetit. Po ashtu në konkursin e shpallur mund të konkurrojnë studentët nga “Universitetet private të akredituara dhe të licencuara”. Thaqi pyet cilat janë ato?

Po ashtu ajo ka kërkuar të dijë nga drejtori si e sheh dallimin ndërmjet Universitetit dhe Kolegjit të arsimit të lartë.

“Në konkursin e cekur kërkohet “Indeksi me të gjitha provimet e dhëna”. A e dini se dokumenti zyrtar i notave të studentëve është certifikata e notave e nënshkruar dhe e vulosur, ndërsa Indekset gati kanë dal tërësisht nga përdorimi”, ishte pyetja e fundit që anëtarja e KK-së nga radhët e PDK-së, Imrane Thaqi, ka parashtruar për drejtorin e Arsimit, kur është në pyetje konkursi në fjalë, që sipas janë me gabime.

.

KOMENTE