DYLON

Thaqi e shpëton Gjilanin nga humbja

Thaqi e shpëton Gjilanin nga humbja
Avatar photo Redaksia

Futbollisti Armend Thaqi ka shënuar një supergol nga goditja e lirë për ta shpëtuar skuadrën e tij, SC Gjilani nga humbja prej Dukagjinit.

Goli i kapitenit të skuadrës kuq e bardhë u shënuan krejt në fund të takimit, në minutat shtesë, për rezultatin 1:1.

EkoHigjiena

Ishin mysafirët që të parët kaluan në epërsi, edhe atë në minutat shtesë të pjesëlojës së parë, përmes Mërgim Pefqelit dhe poashtu në pjesën shtesë, por tani të fundit të takimit, Armend Thaqi shënoi për vendësit, barazoi dhe ia siguroi një pikë skuadrës gjilanase.

Pas këtij barazimi, Gjilani renditet në vendin e shtatë me 39 pikë.  /2LONLINE/