Të gjithë ne e dimë se vendi ynë është në telashe të mëdha, kjo gjendje e keqe në vend po na obligon që të gjejmë mënyra ligjore dhe institucionale që ta ndërrojmë udhëheqjen e vendit dhe përfundimisht t’ia japim vendit një kahje zhvillimore, me ideologji te zhvillimit dhe të shpresës për qytetarin tonë.
Shkruan: Fitim REDENICA
(2L ONLINE) – Është koha që të bëjmë kthesa në qeverisjen e vendit, prandaj shpresa e vetme dhe e sigurt na erdhi marrëveshja në mes LDK-së, AAK-së, NISMA, dhe pa dyshim që do ta kemi edhe përkrahjen e VV. Këto parti asnjëra nuk po i jep shpresë qeverisjes Thaçi III.
Fuqia e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi duhet aprovuar, ta mbajmë këtë premtim deri në largim të kësaj keqëqqeverisje. Fuqia e kësaj marrëveshje duhet të jetë më e madhe se stërfuqia kriminale që na udhëhoqi për këto vite. Gjendja e renduar e qytetarit të Kosovës, papunësia që kap shifrën prej 50% të qytetarëve, strukturat lidhëse të shtetit me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ekonomia informale, janë vetëm disa nga pikat e rënda nga po kaplohet Kosovës.
Vendit tonë i duhet një imazh i ri i lidershipit udhëheqës, një lidership që do të punoj për të mirën e vendit dhe të qytetarit, një udhëheqësi që do të ja zëvendësoj imazhin e keq në të mirë të vendit. Erdhi koha që të kemi një udhëheqje transparente, demokratike e qe do të sjell sundim të rendit dhe të ligjit. Ky bllok opozitar është e vetmja shpresë. Shpresë e cila do të na sjell një të ardhme më të ndritur në raportin shtet-sovran dhe në proceset tjera avancuese drejt Evropës.
Në demokraci sundon shumica, pra edhe në demokracinë parlamentare qeveria zgjidhet nga shumica e votave. Këtë e thote çdo kushtetutë e demokracive parlamentare, andaj nuk duhet të ketë paragjykime edhe në demokracinë parlamentare të vendit tonë. Vendi ynë duhet të jetë shembull i demokracisë, i vendosmërisë për të larguar të keqen, për të patur mundësi që të krijojmë sistem më të mirë të jetës së qytetarit tonë.
Kjo ide për ti bashkuar forcat, erdhi ne momentin e duhur për vendin. Duhet përfundimisht që të na drejtojnë njerëz me vlera, njerëz me biografi të pasur dhe të guximshëm për të marrë vendime.
Kemi nevojë më shumë se kurrë për ta, t’u dalim në ndihmë të rinjve tanë dhe hallexhinjve të tjerë.. Pra, që të na hapet perspektiva e punësimit dhe të na shtohet optimizmi për të jetuar dhe për të punuar në Kosovën e dashur. Këtë, kjo treshe, e ka prioritet shtetëror, kombëtar e njerëzor për të na dal në ndihmë, o sot o kurrë. Pra, vetëm me sinqeritet dhe me këta njerëz intelektual do krijojmë sistem më të mirë të jetës së qytetarit tonë t’ia dalim që të ta kthejmë një shpresë më ndryshe. /2L ONLINE/