Thaçi: Zyrtarët serb në Kosovë, nëse respektojnë procedurat zyrtare

Takimi i përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq ka përfunduar në Bruksel. Pas takimit, Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë.
 
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaç ka theksuar se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare.

”Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë Thaçi.transmeton rtk.

Kurse, Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka theksuar se ai do të mund ta vizitojë Kosovën, sikurse edhe çdo politikan i Serbisë.

Ai ka deklaruar se nuk do të ishte në Bruksel, sikur të mos ishin marrë vesh për këtë çështje, duke konfirmuar se në takim është biseduar për zgjedhjet e 3 nëntorit.

KOMENTE