DYLON

Thaçi: Vendimi për hapjen e Universiteteve ishte i drejtë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashme, Hashim Thaçi i gëzohet rritjes dhe zhvillimit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Ministri i Punëve të Jashme, Hashim Thaçi thotë se njëri ndër prioritetet e ministirisë që ai udhëheq, do të jetë nxitja e përfshirjes së studentëve, profesorëve e shkenctarëve kosovarë në shkëmbime dhe bashkëpunime akademike ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Këto komente Thaçi i ka bërë në Facebook, pas nënshkrimit të marrëveshjës për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe atij të Rjekës së Koracisë.

Lexojeni të plotë shkrimin e Thaçit në facebook

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim akademik ndërmjet Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe atij të Rijekës së Kroacisë, është një e arritur e rëndësishme e arsimit të lartë në Kosovë. Kjo dëshmon se sa i drejtë ka qenë vendimi për hapjen e universiteteve publike në qendrat më të mëdha të Kosovës. Një ndër prioritetet e mia do të jetë nxitja e përfshirjes së studentëve, profesorëve e shkencëtarëve kosovarë në shkëmbime dhe bashkëpunime akademike ndërkombëtare.

I gëzohem rritjes dhe zhvillimit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. HTH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.