DYLON

Thaçi uron ortodoksët për Krishtlindje

Avatar photo Redaksia

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjes.

Lexojeni postimi e plotë të Hashim Thaçit:

EkoHigjiena

Uroj të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit ortodoks që festojnë me kalendarin julian: për shumë mot gëzuar Krishtlindjen! Njëherësh, urimet shkojnë edhe për pjesëtarët e institucioneve ndërkombëtare që punojnë në Kosovë dhe që e festojnë këtë ditë. Shpresoj që pragu i kësaj feste t’ju gjej të gjithëve të me shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve tuaja. Kjo festë simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve prandaj besoj se kremtimi i Krishtlindjes na ofron një mundësi të mirë për të rritur mirëkuptimin dhe solidaritetin tonë njerëzor. Dëshiroj që të uroj gjithashtu edhe bashkombasit shqiptarë ortodoksë të cilët sot festojnë Ditën e Ujit të Bekuar. (Foto: Gjatë festimit të Krishtlindjeve ortodokse të vitit të kaluar në Klinë.) HTH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.