Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social “Facebook” ka përkujtuar 50-vjetorin e themelimit të “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, duke e vlerësuar lart rolin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit dhe personaliteteve të tjera që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Gjysmë shekulli që nga themelimi i ‘Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve’, organizatë e cila dha një plejadë të shkëlqyer atdhetarësh, në krye me Adem Demaçin, fituesin e Çmimit Saharov të Parlamentit Europian, simbolin e të gjitha gjeneratave dhe personaliteteve që u përpoqën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urimet më të mira për z. Demaçi në këtë fundvit!”, ka shkruar Thaçi.