Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, sot ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Ulpianës. Ai thotë se Ulpiana, flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë.
Ja postimi i tij në FB.
“Sot e vizitova lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, që përfaqëson një nga asetet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ky qytet antik flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë dhe meriton të ruhet e të çmohet nga të gjithë.
Pres një mbështetje të fuqishme në procesin e anëtarësimit tonë në UNESCO dhe besoj se pas anëtarësimit, jo vetëm Ulpiana, por edhe shumë lokalitete e objekte të vlefshme të trashëgimisë sonë kulturore do të mund të gëzojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e tyre meritore edhe në nivel ndërkombëtar”,