DYLON

Thaçi sot në Tiranë

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, do të realizojë vizitën e tij të parë bilaterale, i cili vend do të jetë Shqipëria. Ai ka hedhur në facebook një fotografi, ku tregon se është në aeroplan duke udhëtuar nga Parisi për në Tiranë, me ç’rast do të nderohet edhe me titullin “Honoris Causa” Thaçi shkruan se gjatë vizitës së tij në Tiranë, do t’i kushtohet vëmendje e veçantë përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës. Ndihem shumë mirë që vizitën time të parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës do ta bëj në Republikën e Shqipërisë. Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme që do të diskutoj gjatë takimeve nesër, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona. HTH”, ka shkruar Thaçi në facebook. Kuptohet se ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të takohet me homologun e tij Ditmir Bushati, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Bashën

EkoHigjiena