DYLON

Thaçi: Shërbyesit publikë, rol jetik në shoqërinë tonë

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase. Në rrjetin social facebook ka shkruar se shërbyesit publikë kanë rol jetik në shoqërinë tonë.

“Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike”, ka shkruar Thaçi në facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.