DYLON

Thaçi: Rruga e Kosovës është e pandalshme drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook pas votimit në UNESCO ku Kosova nuk u pranuar për 3 vota.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe do të aplikojnë sërish dhe ka falënderuar miqtë që e kanë ndihmuar Kosovën në këtë rrugë, transmeton indekspnline.

Ky është postimi i Thaçi në Facebook:
Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës. HTH

EkoHigjiena

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=193286

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.