DYLON

Thaçi ripërsëritë premtimin për autostradën e veçantë për Gjilanin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Hashim Thaçi, në tubimin në Gjilan sërish ka përmendur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Bresalc – Gjilan-Dheu i Bardhë -Konçul nën qeverisjen e ardhshme të tij.

Para shumë simpatizantëve që ishin tubuar para teatrit të qytetit të Gjilanit lideri i PDK-së Hashim , Thaçi ka theksuar se kjo autostradë është pjesë e investimeve të vazhdueshme që janë bërë në modernizimin e infrastrukturës së Kosovës.

EkoHigjiena

“Përmes Misionit të Ri, që synon zhvillimin ekonomik të Kosovës do të vazhdojmë me investimet edhe në infrastrukturë. Pas përfundimit të autostradës së kombit, po jetësohet projekti i autostradës së Shkupit. Ne do të ndërtojmë autostradën Prishtinë, Bresalc, Gjilan, Konçul. Kjo autostradë do të na lidh edhe më mirë me bashkëatdhetarët tanë në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit”, ka theksuar Thaçi.

Përndryshe, Thaçi tha se Projekti “Misioni i Ri”, është projekti i shumicës së qytetareve të Kosovës pa dallime politike, , andaj i ka ftuar të gjithë pa dallime partiake por tëi bashkohen këtij misioni për zhvillimin e vendit.

Po kështu, Thaçi ka përsëritur premtimin e tij që e ka realizuar, për rritjen e pagave, pastaj ligjin për veteranët e luftës, uljen për 50 për qind të pagesës së semestrit për studentë në Universitete Publike, ndërkaq sërish potencoi se prej 1 tetori të këtij viti, të gjithë studentët e Universiteteve Publike do të studiojnë falas.

Ai ka theksuar se PDK-ja, me 8 qershor do të shënojnë fitore të thellë dhe ka ftuar të gjithë qytetarët e Anamoravës dhe Karadakut që t’i bashkohen Misionit të Ri, misionit për punësim dhe zhvillim.

“Misioni i Ri do t’i siguroj Kosovës 200 mijë vende të punës, do të garantoj mirëqenie për qytetarët e Kosovës. Krahas kësaj, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave në të gjitha sektorët”, ka thënë lideri i PDK-së Hashim Thaçi. /2L ONLINE/