DYLON

Thaçi premton objekt modern për UPGJ-në

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të enjten ka marrë pjesë në shënimin e nismës zyrtare të punës së Universitet Publik të Gjilanit (UPGJ), me këtë rast e ka quajtur ditën e sotme si “Ditë e madhe për Gjilanin, Kosovën dhe krejt shqiptarët”, ndërsa ka premtuar se UPGJ-ja do të bëhet me objektin më modern në rajon.

Kryeministri i vendit ka thënë se hapja e Universiteteve nëpër rajone më të mëdha të Kosovës ka dal të jetë storie e suksesshme dhe se beson se edhe kjo në Gjilan do të  jetë padyshim storie e suksesit, ndërsa e ka vlerësuar si të një rëndësi të madhe UPGJ-në jo vetëm për Gjilanin e Anamoravën por edhe për rrethinë duke përfshirë edhe Preshevën ,Medvegjën, Bujanocin, por edhe Kumanovën me rrethinë.

EkoHigjiena

Sipas tij, me hapjen e këtij Universiteti në Gjilan po nis një epokë e re moderne për krejt rajonin dhe se po i jep kuptim të plotë edhe Gjilanit evropian. Thaçi ka thënë se Universiteti i Prishtinës ishte baza e shtetndërtimit të Kosovës dhe tani janë kapacitetet dhe potencialet për t’u krijuar e mbajtur universitete sepse hapja e tyre është produkt i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

AI meritor e ka quajtur edhe kryetarin e Komunës Qemajl Mustafën, që nuk ka rresht së punuari rreth kësaj ideje për themelim të Universitetit të Gjilanit dhe se tani kjo po jetësohet.

Qemajl Mustafa kryetar i komunës së Gjilanit e ka vlerësuar themelimin e këtij Universitetit si meritë e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit  Thaçi, duke thënë se ai e ka përmbushur premtimin e dhënë.

Përndryshe, ai ka falënderuar edhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar që Universiteti i Gjilanit të jetë sot realitet. Sipas tij, ky Universitet është i një rëndësie të madhe edhe për Rajonin dhe Luginën e Preshevës.

Arben Dërmaku ushtrues detyre i rektorit të Universitetit të Gjilanit tha se sot po krenohemi që po e festojmë një ëndërr të kamotshme të gjeneratave të shumta për tu bërë Gjilani me Universitet dhe se, sipas tij, Gjilani më nuk është thjesht vetëm qytet i Kosovës por përfundimisht ka hyrë në hartën e universiteteve botërore dhe se do të jetë një kopsht që do të furnizojë me kuadro politikën, ekonominë, shoqërinë…

Ai ka bërë me dije se për momentin janë tri Fakultete ai i Edukimit, Juridku dhe Ekonomiku, ndërsa  u shpreh se  prioritet do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës por edhe integrimi i diasporës.

Ramë Buja ministër i Arsimit tha se gjilanasit duhet të ndihen me të vërtetë krenar  sepse Gjilani po bëhet sot qytet universitar dhe se Universiteti Publik i Gjilanit do të jetë prodhues i kuadrove për tërë rajonin. E Ibrahim Gashi, rektor i universitetit të Prishtinë (UP), tha se UP-ja do të vazhdojnë të jenë si një vëlla i madh për Universitetet tjera të themeluara n♪7 rajone tjera të Kosovës dhe do të vazhdojë t’i ndihmojnë ato.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.