DYLON

Thaçi premton investime në Brezovicë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që vitin e ardhshëm të përfunojë procesi i identifikimit të investitorit, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese në Brezovicë. “Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milionë euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pret që vitin e ardhshëm të përfundon procesi i ndihmuar nga USAID dhe BE për të identifikuar investitorin, përkatësisht operatorin e jashtëm, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese dhe do të investojë në ski-lifte dhe ndërtesa të reja.

EkoHigjiena

”Gjithë këto në mënyrë te qëndrueshme dhe duke ruajtur bukuritë e natyrës. Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milione euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.

Thaçi po ashtu përmend ngjarjen e djeshme ku u nënshkrua ndërtimi i ”autostrades energjetike” me Shqipërinë, e që sipas tij, do të investohen 75 milione euro për linjën e interkoneksionit të gjatë 241 km, një lajm që zuri vend edhe në mediet botërore. Pas dy vitesh, shkëmbimi energjetik me Shqipërinë do të trefishohet!

”Bashkëpunimi i mëtutjeshëm në integrimin e ekonomive, e posaçërisht tregjeve turistike me Shqipërinë është esencial, ngase fare lehtë vërehet se qytetarët e Kosovës edhe në vitet në vijim do të verojnë në plazhet e jugut të Shqipërise, e qytetarët e Shqipërisë do të fillojnë të skijojne në malet magjepëse të Kosovës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.